Pandemia do të ketë efekte më afatgjata

Maqedonia

Pandemia do të ketë efekte më afatgjata

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Banka

Rënie prej 3,3 për qind ka shënuar ekonomia e vendit në tremujorin e tretë, nën ndikim të pandemisë, e cila kontribuoi dhe Banka Popullore ta rishikojë projeksionin e saj të prillit prej minus 3,5 për qind në minus 4,9 për qind. Recesioni për sivjet është i pritur, ndërsa rimëkëmbje kompetentët presin vitin e ardhshëm.

Enti Shtetëror i Statistikës dje zyrtarisht publikoi se në tremujorin e tretë të këtij viti shkalla e rritjes së BPV arrin minus 3,3 për qind.

Në këtë periudhë konsumi final i amvisërive, përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, do të kenë ulje nominale për 1,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e bruto prodhimit vendor arrin 66 për qind.

Eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka ulje nominale për 6,8 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënon ulje në vlerë nominale prej 3,2 për qind.

Rritje më e madhe është shënuar në sektorët Bujqësi, pylltari dhe peshkatari prej 5,2 për qind, Ndërtimtari prej 3,4 për qind dhe në Informacione dhe komunikime prej 3,3 për qind.

Recesioni për Qeverinë është i pritur. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se të dhënat më të reja statistikore për rënien e BPV janë të pritura.

“Qeveria që në prill paralajmëroi se ky do të jetë viti i recesionit. Ky nuk është rast vetëm te ne, por me problem të njëjtë përballen edhe të gjitha shtetet e tjera”, theksoi Bytyqi.

Ai shtoi se Qeveria mbetet në projeksionet se fundi i vitit do të jetë me rënie prej 4,4 për qind. Në disa raste thash se prodhimtaria industriale është në linjë të ngritjes në kuptim të rimëkëmbjes. Nuk mund të presim, kur kemi rënie prej mbi 30 për qind në tremujorin e dytë, të shkojmë kah linjat pozitive në tremujorin e tretë.

Pret që vitin e ardhshëm ekonomia të ecë më lartë. “Mendoj se po lëvizim në drejtim i cili na jep shpresë se vitin e ardhshëm do të mund të kemi fillim më të mirë”, tha Bytyqi.

Rënie prej 4,9 për qind të bruto prodhimit vendor për këtë vit, si dhe një rritje prej 3,9 për qind në vitin e ardhshëm, parashikon Banka Popullore, duke bërë kështu një rishikim në rënie të parashikimeve të pranverës të cilat për këtë vit parashikuan rënie prej 3,5 për qind të BPV-së dhe rimëkëmbje në vitin e ardhshëm me rritje prej 4,7 për qind.

Sipas guvernatores Anita Angelovska Bezhovska, rishikimi në rënie është pasojë e pandemisë dhe ndikimit të saj mbi kushtet e të gjitha pikave të ekonomisë.

“Bëjmë rishikim në rënie të projeksioneve për zhvillimin e ekonomisë së brendshme në të gjithë periudhën e projeksioneve. Në vitin 2020, ne projektojmë rënie të aktivitetit ekonomik prej 4.9 për qind krahasuar me një rënie prej 3.5 për qind në prill dhe ciklit prill të projeksioneve në kushtet e arritjeve më të dobëta në gjysmën e parë të këtij viti dhe vlerësime për rimëkëmbje më të ngadaltë në gjysmën e dytë, duke e marrë parasysh valën e dytë të pandemisë. Në periudhën afatmesme, parashikojmë rimëkëmbje graduale por të moderuar të aktivitetit ekonomik me norma rritjeje prej 3.9 për qind, 3.6 për qind dhe 4 për qind përkatësisht në vitin 2021, 2022 dhe 2023. Kjo normë e rritjes do të thotë që ekonomia do të kthehej në nivelet e para krizës gjatë vitit 2022”, tha në video konferencën e sotme, Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Siç informoi Angellovska-Bezhoska, pritet rënie te të gjitha komponentat e BPV-së përveç te konsumi publik. Rënia më e madhe do të jetë në investimet bruto prej 13 për qind, konsumi personal parashikohet të bjerë me katër për qind, ndërsa eksporte me 11.7 për qind.

Angellovska-Bezhoska kumtoi se pritet inflacioni në afat të mesëm të mbetet në nivel të moderuar. Për këtë vit bëhet rishikim në rritje nga zero në 1.1 për qind, ndërsa për dy vitet e ardhshme mbetet në projeksionin prej 1.1 për qind dhe dy për qind.

Projeksioini i Qeverisë me Projekt Buxhetin për 2021 janë që ekonomia në vitin 2011 të shënojnë rritje prej 4.1 për qind në 2021, në vitin 2022 prej 4.6 përqind, ndërsa në vitin 2023 prej 5.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat