Në 5 vitet e ardhshme gazi do të arrijë tek të gjithë

Maqedonia

Në 5 vitet e ardhshme gazi do të arrijë tek të gjithë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Blagoj Boçvarski

Dy linjat kryesore të gazsjellësit në vend pritet të përfundojnë gjatë vitit 2021, pas çka do të vazhdojë lidhja e tyre, tha në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Siç saktësoi ai, në afatet e cekura pritet të përfundojnë linjat e gazsjellësit në Manastir dhe Gostivar dhe të lidhen me Ohrin, ndërsa në pesë vitet e ardhshme Boçvarski është i bindur e se gazi do të arrijë nëpër shtëpi.

Në vitin 2021 ne presim të përfundojnë këto dy linja, deri në Manastir dhe deri në Gostivar, por po punojmë gjithashtu edhe për vazhdimin e linjës nga Gostivari në Kërçovë dhe të dyja linjat të bashkohen në jug, në Ohër, me çka do të kemi një unazë. Kjo do të ishte në vitet e ardhshme, por këto dy linja do i përfundonim gjatë vitit 2021… Unë jam i bindur që në pesë vitet e ardhshme qytetarët do të kenë gaz në shtëpitë e tyre,” tha Boçvarski.

Ministri shtoi se projekti do të realizohet sipas modelit të partneritetit publik-privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat