Ligji për regjistrimin e popullsisë para Komisionit për Çështje Evropiane

Maqedonia

Ligji për regjistrimin e popullsisë para Komisionit për Çështje Evropiane

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në leximin e parë, sot është në rendin e ditës në Komisionin kuvendur për Çështje Evropiane.

Ligji është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, respektivisht nga përbërja e vjetër parlamentare.

Regjistrimi do të duhet të mbahet më 1 prill të vitit 2021. 

Ndërsa do të realizohet nga Enti Shtetërorë për Statistika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat