MASH Maqedoni: Ndahen bursa për studim në Universitetin e Qipros

Maqedonia

MASH Maqedoni: Ndahen bursa për studim në Universitetin e Qipros

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Universiteti i Qipros ndan 10 bursa për studime deridiplomike (me përjashtim të Fakultetit të Mjekësisë) për kandidatët që do të aplikojnë në shtator të vitit 2021. Çdo bursë vlen deri në 4 vjet dhe nga Universiteti i Qipros mbulohen shpenzimet 50%.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bursistët janë të obliguar që me shpenzimet e tyre të ndjekin kurs për një vit në gjuhën greke në Qipro dhe të marrin nivelin B2 para se të nisin me studimet.

Nëse bursisti nuk i përfundon studimet në afat prej 4 viteve (tetë semestra), bursa do të ndalohet dhe nuk do të ketë mundësi për vazhdim të mëtejshëm.

Në njoftimin që MASH e publikoi në ueb-faqe numërohen edhe dokumentet e nevojshme për aplikim si dhe linqet në ueb-faqet dhe kontaktet ku mund të merren më shumë informacione për bursën, procesin e aplikimit dhe informacione për vizë dhe leje për banim të përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat