OBRM-PDUKM: Çfarë përmban non-pejpëri e Buçkovskit?

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Çfarë përmban non-pejpëri e Buçkovskit?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
OBRM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një kumtese pyet se çfarë përmban non-pejpëri e Buçkovskit që ia ka dhënë kryeministrit bullgar, Boyko Borissov.

“Në cilin institucion është miratuar? A është infomrmuar Zoran Zaev, Qeveria ose presidenti i shtetit për atë non-pjepëri?”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas kësaj partie këto pyetje meritojnë përgjigje, ndërsa Zaev bën patriotizëm të rremë tani kur Maqedonia mori veton dhe vetëm para dy muajsh, sipas OBRM-PDUKM-së, deklaronte se është afër marrëveshja me Bullgarinë ku në tryezë ka qenë mbiemri ‘maqedonase’.

“Nëse kjo nuk është shitje e identitetit, atëherë nuk e dimë se çfarë vshtë. Si ta besojmë njeriun kur para disa ditësh dëshironte të na bind se jemi një popull me Bullgarinë, se okupimi fashist ka qenë administratë, se kemi histori të përbashkët dhe se Dellçev nuk ka luftuar vetëm për Maqedoninë, se gjuha ka qenë i njëjtë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaev nuk mund të besohet për shkak se është betuar se nuk do ta ndryshojë emrin Republika e Maqedonisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat