Prokuroria, 9 akuza për rastin “Poshtenska Banka”

Maqedonia

Prokuroria, 9 akuza për rastin “Poshtenska Banka”

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur akuza në rastin Poshtenska Banka.

Në mesin e nëntë të akuzuarve janë ish kryetari i komunës së Koçanit, nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Ratko Dimitrovski dhe biznesmeni nga Gjevgjelia, Tome Glavçev. Hetimi për rastin Poshtenska Banka u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar dy vjet më parë.

Nëntë personat akuzohen për pastrim parash në vlerë më shumë se nëntë milion euro.

Sipas prokurorisë, të pandehurit filluan veprimet e tyre në vitin 2001. Për më tepër, prokuroria lëshoi urdhër për vlerësimin e pasurisë së ngrirë të të pandehurve në rast se vjen deri te aktvendimi për dënim, për ta konfiskuar atë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat