Nesër fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Nesër fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Nesër skilifti do të jetë flas në Kodrën e Diell me çka edhe zyrtarisht fillon ski-sezoni për sivjet.

Për shkak se sezoni i vjetshëm dështoi, biletat sezonal nga viti i kaluar do të vlejnë edhe për sivjet, ndërsa çmimet e biletave të tjera mbeten të njëjta.

“Qendra e skijimit është e përgatitur dhe e ekipuar për funksionimin e sigurt dhe pa pengesë të terreneve të skijimit. Janë bërë përgatitjet e rregullta teknike dhe aktiviteet për nisjen e sezonit të ri”, njoftojnë nga qendra e skijimit.

Bielta ditore do të vlejë nga ora 9 deri në ora 15:30 dhe do të shitet për 1.000 denarë, ndërsa bileta gjysmë-ditore vlen nga ora 12 deri në ora 15:30 dhe kushton 700 denarë. Bileta për skijim natën vlen nga ora 19:00 deri në ora 22:00 dhe kushton 500 denarë. Për të githa biletat do të paguhet një shumë prej 150 denarëve ndërsa të gjithë ata që kanë biletat e vjetshme duhet të shkojnë në hotelin ‘Kodra e Diellit’ që t’u aktivizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat