Ljupço Nikollovski infektohet me coronavirus

Maqedonia

Ljupço Nikollovski infektohet me coronavirus

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Ljupço Nikollovski

Zv. kryeministri Ljupço Nikollovski është pozitiv për coronavirus. Nikollovski sot tha se ai kishte simptoma të lehta.
“Për shkak të simptomave të lehta, unë bëra një test KOVID-19 dhe rezultati është pozitiv.

“Nga ky moment hyj në izolim dhe ndjek udhëzimet e mjekëve plotësisht. Kujdes. Virusi po gjen mënyra, por së bashku ne do ta mposhtim atë, shkroi Nikollovski në Facebook.

Javën e kaluar, zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi gjithashtu ishte pozitiv për coronavirus. Ai është akoma në shtëpi.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ishte gjithashtu pozitiv nga ministrat e qeverisë, por ai gjithashtu ishte i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat