Maqedonia e Veriut ndalon të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe

Maqedonia

Maqedonia e Veriut ndalon të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:39
Foto Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.

“Pas informacionit të fundit në lidhje me ndodhjen e përhapjes së përshpejtuar të coronavirusit në Britaninë e Madhe.

Sot në Shtabin e Krizës KOVID-19 u morë vendim për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.

Për më tepër, vendoset izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat