Dimitrov dhe Denidias diskutojnë për pandeminë dhe vaksinat

Maqedonia

Dimitrov dhe Denidias diskutojnë për pandeminë dhe vaksinat

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias

Ballafaqimi me pasojat e pandemisë dhe çështja e vaksinave, ishin në qendër të bisedës telefonike mes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton AIM.

Siç kumtuan nëpërmjet “Twitterit” nga Ministria greke e Punëve të Jashtme, por edhe siç shkruajti vetë Dendias, biseda telefonike u iniciua nga Dimitrovi. 

“Kam zhvilluar bisedë telefonike me ZK të Maqedonisë të Veriut, Nikola Dimitrov me iniciativë të Maqedonisë të Veriut.

Fokusi ishte në menaxhimin e pasojave të Kovid-19 dhe çështjeve të lidhura me vaksinimin”, shkroi Dendias në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat