Mickoski as nuk u paraqit për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Mickoski as nuk u paraqit për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, as sot nuk është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit.

Ai për herë të dytë e anulon paraqitjen e tij, me arsyetimin që siç thonë nga gjykata, çështje personale.

Mickoski do të jetë i ftuar për të dëshmuar edhe për seancën e radhës gjyqësore.

Ndërsa sot pritet që me propozim të të akuzuarve, të dëshmojë ish-kryetari i Shkupit dhe funksionar i OBRM-PDUKM-së Koce Trajanovski dhe kryetari i komitet qytetar të partis, Vlladimir Nellovski.

Kurse nga ana e ekspertit Mirosllav Kotevski, do të prezantohen komunikimet telefonike të të akuzuarve Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe të dënuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat