Në 16 komuna të Maqedonisë formohen qendra kovide

Maqedonia

Në 16 komuna të Maqedonisë formohen qendra kovide

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi sot se realizimi i instalimit të qendrave modulare kovide në të gjithë vendin është në proces.

“Ne jemi duke punuar shpejt në terren. Përfundon instalimi në Shtip dhe Kërçovë, ndërsa prej sot fillojmë me instalimin në Gostivar dhe Strugë.

Në 16 komuna, brenda spitaleve, ne po krijojmë Qendra Kovide për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Realizimi i shpejtë është i mundur vetëm me bashkëpunim të përbashkët dhe ndërinstitucional, shëndeti publik është një përgjegjësi e përbashkët!”, tha Ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat