Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë hidhen në protesta

Maqedonia

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë hidhen në protesta

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Punëtorët

Rreth 20 të punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë protestuan para godinës së kësaj drejtorie, për shkak se prej nesër u përfundon kontrata dhe do të mbesin pa punë. Akuzojnë drejtorin aktual se për shkak të bindjeve politike nuk ua vazhdon kontratat.

“Punëtorët të cilët këtu tanimë janë rrugëve, të cilët kanë mbetur dhe nuk kanë ku të shkojnë dhe secili prej tyre ka familje dhe janë në moshë të shtyrë, të gjithë kanë mbetur jashtë. Kondukterët për të marrë licencën dhe gradën si konduktor, ata duhet gjashtë muaj të shkojnë në trajnim pastaj kalojnë në test. Për këtë shkojnë gjashtë muaj e më pas të fillojnë në punë. kjo do të thotë që hekurudhat do të ngecin përsëri edhe pse të gjithë e dinë se ajo punon në humbje, e kjo edhe më shumë do ta thellojë krizën në këtë institucion- tha Selam Sejfullai, protestues.

“20 shqiptarë janë të larguar prej pune, 12 maqedonas përsëri i kanë kthyer në punë, ata janë pranuar përsëri në punë, ndërsa neve shqiptarëve 20 veta na kanë larguar prej pune.

Protestën e punëtorëve, drejtori i Hekurudhave Adnan Azizi e quan si të nxitur politikisht. Ai tha se për momentin është hapur konkurs për 32 punësime, ndërsa kanë konkurruar 107 kandidatë.

“Ne si drejtori as unë personalisht, nuk e kam përjashtuar askënd nga puna as nuk ja kam ndërpre kontratën. Ne e kemi konstatuar gjendjen në bazë të kontratës dhe marrëveshjes e cila është bë paraprakisht, tash po flasim për një konkurs të ri i cili është i hapur dhe i barabartë, me kushte të njëjta për të gjithë që kanë aplikuar- pohoi Adnan Azizi, Drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë

Ai tha se aktualisht është i hapur konkursi dhe me ministrin Boçvarski kanë biseduar që në këtë drejtori më të mos ketë punësime me kontratë në vepër, por me vendime pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat