Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëvrasje në OKB

Maqedonia

Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëvrasje në OKB

Më: 2 janar 2021 Në ora: 09:50
Ilustrim

(E plotësuar) - Diplomatja 38 vjeçare nga Maqedonia e Veriut u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Menheten në New York, njofton Fox News TV. Policia e gjeti diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit, pa shenja dhune. Fqinjët thanë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë”, tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Ai shtoi se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katën e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë, i cili herë pas here shihej duke pirë cigare jashtë.

“Dje, mjekët erdhën lart me një ambulancë. Erdhi edhe një njeri, një diplomat. Unë nuk e di, ndoshta ambasador apo diçka tjetër që e kërkoi atë”, tha kujdestari i ndërtesës. Duke kuptuar se nuk kishte përgjigje nga pala tjetër, ai thirri policinë dhe gjetën trupin e pajetë të gruas 38-vjeçare.

Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëvrasje në OKB

Një diplomate maqedonase bëri vetëvrasje në prag të Vitit të Ri në banesën e saj në Manhattan në New York, informon “MKD.mk”, duke cituar “Fox News”.

Ajo u dërgua në një mision të përhershëm në OKB dhe u gjet nga policia me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.

Sipas kujdestarit të ndërtesës, ajo jetoi vetëm në katin e katërt për dy vjet.

“Fox News” ende nuk ka marrë koment zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat