Komuna e Sarajit me vendim për largimin e kamp-shtëpizave, pronarët kundërshtojnë

Maqedonia

Komuna e Sarajit me vendim për largimin e kamp-shtëpizave, pronarët kundërshtojnë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:08
Aco Ginovski

Në afat prej dy muajsh, kamp shtëpizat e vendosura pranë Liqenit Treska duhet të tërhiqen. Këtë urdhër, Komuna e Sarajit u kumtoi pronarëve të kamp shtëpizave që tashmë sa vjet janë qiraxhinj në këtë vend. Mirëpo, këto të fundit nuk pajtohen me këtë vendim të komunës duke kërkuar zgjidhje të problemit ndërsa për të martën kanë paralajmëruar edhe protesta.

Liqeni Treska bashkë me kampet është e qytetarëve të Shkupit. Të mos kuptohemi gabimisht, të mos politizohet, kërkojmë zgjidhje të qetë. Kjo është e pakuptimtë, ku do ti dërgojmë këto kamp shtëpiza. Tashmë 5 vjet bëjmë luftë të mbajmë takime, kemi dorëzuar edhe kërkesa. Gjithë këto i kemi të dokumentuara. Hasëm në vesh të shurdhër për problemet dhe kërkesat tona. Përgjigjja ishte zero – deklaroi Aco Ginovski, Shoqata e kampistëve Liqeni Treska.

Kreu i Sarajit, Blerim Bexheti tha për Alsat se është i prerë në vendimin për heqjen e kamp shtëpizave. Ai shtoi se pastrimi i kësaj pjese ka të bej me shpalljen zonë të lirë turistike të Liqenit Treska.

Nuk bëhet fjalë për kamp shtëpiza por bëhet fjalë për keqpërdorim të situatës dhe gjendja faktike është shumë e rënduar dhe nuk ka kushte që të ekzistojnë. Në bazë të planit urbanistik duhet të jetë e pastër që të shpallet zonë e lirë turistike. Normalisht, nuk është ndonjë problem të bashkëbisedojmë por gjuhë të përbashkët jo, ajo është çështje e kryer dhe deri tani diku mbi 20 kampe janë tërheq prej aty, sot dhe për çdo ditë tërhiqen – u shpreh Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Sipas shoqatës së kampistëve, për momentin pranë Liqenit Treska janë të vendosura mbi 500 kamp shtëpiza, prej të cilave mbi 350 janë aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat