Sërish mbi 2.000 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sërish mbi 2.000 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Krahas 190 rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur edhe pacientët e shëruar, që është dita e dytë radhazi me mbi 2.000 të shëruar nga virusit COVID-19

Sot ISHP regjistroi 2.009 pacientë të shëruar prej të cilëve 1.356 janë bë Shkup, Tetovë 115, Gostivar 71, Ohër 81 dhe në komunat tjera.

Po ashtu MSH bën të ditur se kanë humbur jetën gjashtë pacientë prej të cilëve katër janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Gostivari.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 88.938 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 73.601 janë shëruar dhe 2.702 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 12.635./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat