Po stabilizohet gjendja? U mbyllën dy qendra Covid

Maqedonia

Po stabilizohet gjendja? U mbyllën dy qendra Covid

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:20
Ilustrim

Kovid qendra në Klinikën për sëmundje të syve që mbrëmë është mbyllur, ndërsa gjatë ditës së sotme do të transferohen edhe 4 pacientët e mbetur nga Qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt dhe me këtë edhe ajo qendër do të mbyllet, kumtoi Ministria e shëndetësisë.

Para disa ditëve u mbyll edhe spitali modular. Kjo bëhet për shkak se po ulet numri i pacientëve të hospitalizuar.

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi korona.

Gjithsej 283 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 kurohen në Repartet infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit në klinikat interne ka pasur 14 pranime. Sipas informacioneve të fundit, deri në mëngjes ka pasur 163 shtretër të lirë në kovid qendrat e Shkupit.

Përndryshe në kovid qendrat në gjithë vendin po mjekohen 620 pacientë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat