Filipçe: Presim miratimin e Pfeizer për importin e vaksinave nga Serbia

Maqedonia

Filipçe: Presim miratimin e Pfeizer për importin e vaksinave nga Serbia

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:21
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se, nuk ekziston pengesë ligjore për pranimin e vaksinave kundër Covid – 19. Sipas tij, dozat e para të vaksinave Pfeizer, të cilat janë dakorduar në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, si dhe 8000 dozat e vaksinës të cilat duhet të arrijnë nga Serbia në vendin tonë, do të jenë me import intervenues.
Ai tha se ndryshimet e ligjit për barëra është për shkak të politikës globale të Pfeizer e cila insiston që aplikues për regjistrim të vaksinës të jetë përfaqësuesi i tyre që është me seli në Holandë, përgjegjës për këtë pjesë të Evropës.

“Serbia është vendi i vetëm në gjithë rajonin ku ka përfaqësues lokal të Pfeizer dhe ajo në një farë mënyrë ua ka përshpejtuar gjërat.

Por edhe ajo nuk është pengesë, të vetëdijshme se është e tillë rregullativa jonë ligjore, prodhuesi Pfeizer është pajtuar që sasitë e para të vaksinave të cilat do të vijnë në vendin tonë dhe përmes marrëveshjes direkte, por edhe përmes ndihmës së Serbisë të vijnë me të a.q. import intervenues, për çka ka rregullativë ligjore dhe për atë nuk duhet regjistrim”, deklaroi Filipçe.

Sa i përket dërgesës së vaksinave nga Serbia, Filipçe tha se momentalisht pret miratimin e kompanisë Pfeizer, për import intervenues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat