Mbledhje e komisionit maqedono-bullgar, nuk diskutohen çështjet historike

Maqedonia

Mbledhje e komisionit maqedono-bullgar, nuk diskutohen çështjet historike

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Përfaqësuesit e komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore sot do të mbajnë një mbledhje online ku duhet të prezantohen tekstet e procesverbaleve të takimeve të mëhershme, të cilat akoma nuk janë firmosur.

Në takim do të marrin pjesë nga tre përfaqësues të të dyja palëve.

Bisedimet do të jenë të karakterit teknik. Edhe pala bullgare ka konfirmuar takimin duke nënvizuar se nuk do të bisedohet për kurrfarë çështje historike.

Ndryshe gjatë viti 2021 pritet që komisioni të ketë 5 takime, i pari duhet të mbahet gjatë muajit shkurt, por data e saktë akoma nuk është përcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat