Geer për negociatat me BE-në: Jam optimist, nuk ka “plan B”

Maqedonia

Geer për negociatat me BE-në: Jam optimist, nuk ka “plan B”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:06
David Geer

“Nuk ka plan B, qëllimi është qasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist.

Tani pason harmonizimi i kornizës ligjore dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në fakt edhe nënkupton fillimin e negociatave”.

Këtë në një intervistë për AIM e deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer. Ai tha se negociatat vazhdojnë në Bruksel dhe vërtet kryesimi portugez mori për obligim që të ndihmoj dhe ta shtyj procesin.

“Në ndërkohë, ajo që është e rëndësishme, është që Republika e Maqedonisë së Veriut bashkë me Bullgarinë, në mënyrë dypalëshe të tentojnë të gjejnë zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, gjë që do të mundësonte që çështjet të shkojnë përpara”, deklaroi Geer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat