Danillovski: Popullsia në prag të imunitetit kolektiv

Maqedonia

Danillovski: Popullsia në prag të imunitetit kolektiv

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:13
Danillovski: Popullsia në prag të imunitetit kolektiv

Ndërsa vendi pret mbërritjen e vaksinave, epidemiologët thonë se kemi arritur në prag të imunitetit kolektiv. Nga përllogaritjet e tyre, 47,5% e popullsisë tonë me apo pa simptome e kanë kaluar virusin korona. Dragan Danillovski është më i zëshëm kur bëhet fjala në mos aftësitë e institucioneve kompetente për furnizim sa më të shpejtë me vaksinën anti kovid. Si ish-Ministër i Shëndetësisë kritikon atë të tanishmin se nuk duhet mbajtur shpresat në mëshirën e shteteve fqinje për donacion të vaksinave, të cilat edhe për vete i kanë të reduktuara. Ai tha se pengesat ligjore për furnizim direkt është dashur të evitohen që në momentin e porositjes së tyre.

Edhe përmes platformës Covax ka dilema sepse për shkak të një deficitit financiar që ishte diku 28 miliard dollarë, nuk mund të shpresojmë në ta. A do të mbijetoj ai mekanizëm apo jo, nuk e dimë?! Mendoj se duhet të fokusohemi te blerja direkt me Pfizerin. A do të fillojnë vaksinat në shkurt ose në mars, ose në qershor, unë më shumë mendoj se do të fillojmë ka mesi i vitit, do të shohim! -tha Dragan Danillovski, Epidemiolog.

Ambasadori evropian në Shkup Dejvid Gir tha se vaksinimi nuk duhet të jetë një garë midis vendeve. Ai premtoi se BE do të sigurojë doza të mjaftueshme për Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë arsye BE do të ndajë 70 milion euro në mënyrë që vendet në rajonin tonë të mund të mbulojnë kostot nga furnizimet me vaksina prej tyre.

Procesi i vaksinimit nuk duhet të jetë një garë ndërmjet vendeve. Të gjithë duhet ta bëjmë së bashku. Komisioni Evropian po punon me vendet anëtare për të organizuar furnizimin, por nuk mund t’ju jap një datë të saktë. BE deri më tani ka siguruar ndihmën më të madhe prej 3,3 miliard euro për gjithë Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë për çdo shtet veçmas po vazhdon të bëj të njëjtën – tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së në Shkup.

Ajo që deri më tani zyrtarisht e dimë sipas Ministrisë së Shëndetësisë është se 5850 njësitë e porositura direkt në Pfizer pritet të vijnë gjatë muajit shkurt. 8 mijë doza të tjera që Serbia na ofroi me koston e njëjtë, janë në pritje të aprovimit nga kompania farmaceutike amerikane për tu nisur drejt Shkupit me import emergjent. Ndryshimet në ligjin për barna nga ana tjetër presin kuorumin e Kuvendit për tu miratuar. Kjo do ti hapte rrugë edhe furnizimit të 833 mijë vaksinave që janë paraparë të vijnë sistematikisht brenda këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat