Sindikata e pavarur, Kostovski: Më kërcënuan verbalisht

Maqedonia

Sindikata e pavarur, Kostovski: Më kërcënuan verbalisht

Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:17
Lazo Kostovski

Përfaqësuesi i Sindikatës së pavarur të qendrës së specializuar spitalore geriatrike, në një konferencë për media ka deklaruar se insistimi i Sindikatës për të zbatuar vendimin që të gjithë punonjësve të angazhuar në qendrat-Kovid t’u paguhet shpërblimi prej 30 mijë denarësh, i ka rezultuar me kërcënim verbal nga bashkëshorti i drejtoreshës së institucionit.

“Erdhi një dërgesë për drejtoreshën të cilën duhej t’ia dorëzoja asaj. Duke shkuar rastisa në bashkëshortin e saj, ia mu drejtua me fjalët: “a ke qenë deri më tani i futur në thes?”. Unë i thashë nëse po më kërcënon, më tha se “unë jo por Gorani”, me të ishte shefi im. Këtu kjo përfundoi, ditën e radhës iu drejtova drejtoreshës pasi që ai ishte bashkëshorti i saj dhe i sqarova ngjarjen, ndërsa ajo mu drejtua me fjalët: “kështu është kur t’i je kryetar i Sindikatës së pavarur dhe kur dëshiron të organizosh grevë.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur të geriatrisë, Lazo Kostovski.

Konfederata e sindikatave të pavarura i ka dalë në mbrojtje anëtarit të tyre.

“Nëse në të ardhmen sulmohemi kështu, do të mbrohemi vetë dhe ta shohim se kush do të jetë fituesi, punëtorët në shtet apo zotërinjtë diku që marrin të drejtë lirinë.”,- tha kryetari i KOSM-së, Marijan Risteski.

Sipas përfaqësuesit të Sindikatës, kërcënimi verbal ka ndodhur disa ditë para Vitit të Ri teksa rasti sipas tyre është paraqitur në organet gjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat