Carovska: Matura shtetërore është fakultative

Maqedonia

Carovska: Matura shtetërore është fakultative

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:13
Carovska

Nuk është e vërtetë që 70 për qind e nxënësve po bojkotojnë procesin mësimor, por vetëm një pjesë e tyre.

Provimi i maturës shtetërore është fakultativ, kurse obligimi ynë si Ministri është të sigurojmë të drejtën për të dhënë provimin e maturës, veçanërisht për ata nxënës që duan të vazhdojnë arsimin në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe jashtë tij, tha sot ministrja e Arsimit Mila Carovska në promovimin e projektit për vendosjen e paravaneve mbrojtës në shkollat ​​fillore në Komunën e Çairit.

“Nga dita e parë ne jemi në bashkëpunim dhe bisedime të vazhdueshme me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme.

Ato kanë mendime dhe kërkesa të ndryshme. Hera e fundit që kemi pasur takim ishte javën e kaluar, ku kemi konfirmuar që këtë vit matura po zhvillohet sipas ligjit. Arsimi i mesëm është i detyrueshëm në vend dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të respektohet e drejta e nxënësve që duan të japin provimin e maturës. Këtë mëngjes realizova takim me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme, nuk ka bojkot 70 për qind, por vetëm të disa prej nxënësve.

Është e rëndësishme që obligimi ynë si Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat është të sigurojmë të drejtën e nxënësve që duan të japin provimin e maturës”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat