Ja kush zgjidhet anëtar i bordit të drejtorëve të SHA për ndërtim

Maqedonia

Ja kush zgjidhet anëtar i bordit të drejtorëve të SHA për ndërtim

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:57
Muhamed Lamallari

Në seancën e djeshme të Qeverisë, janë pranuar propozim vendimet të komisionit qeveritar për zgjedhje dhe emërime.

Kështu, Muhamed Lamallari është zgjedhur si anëtar i bordit të drejtorëve të shoqatës aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësira banesore dhe hapësira afariste, që janë me rëndësi për Republikën.

Nga kjo pozitë, është tërhequr Aleksandar Cuculovski, i cili deri tani kryente këtë detyrë.

Në mbledhje janë tërhequr dhe emëruar edhe shumë të tjerë në pozita të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat