Sot 385 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Sot 385 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 385 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup – 213, Prilep – 27, Kumanovë – 23, Kavadar – 23, Tetovë – 17 ,, Veles – 15, Shtip – 12, Koçan – 9, Dibër – 7, Kriva Pallankë – 5, Radovish – 5, Manastir – 4, Kërçovë – 4, Gostivar – 3, Berovë – 3, Demir Kapi – 3, Sveti Nikollë – 2, Gjevgjeli – 2, Probishtip – 2, Kratov – 2, Ohër – 1, Negotinë – 1, Makedonski Brod – 1, Krushevë – 1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 91.891.

Ndersa, numri i pacientëve të shëruar është 80.393, numri i vdekjeve është 2.831, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.667.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat