Raufi: Organet e rendit nuk arritën të zbulojnë vrasësit e vërtetë

Maqedonia

Raufi: Organet e rendit nuk arritën të zbulojnë vrasësit e vërtetë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:06
Avokati Naser Raufi

Avokati Naser Raufi në fjalët përfundimtare të mbrojtjes për rastin “Monstra” tha se bëhet fjalë për një rast të trilluar. Raufi deklaroi se ky rast është udhëhequr sipas Kodi Penal të vjetër dhe se me këtë rast shumë propozime dhe argumente të tyre janë refuzuar ndërsa prokurorët kanë qenë të privilegjuar.

“Nëse nuk është i trilluar rastin ‘Monstra’ përse tre ditë para skadimit të afatit për ngritje të aktakuzës, e gjetën Haki Azirin të cilit nën presion i thonë se çfarë të thotë në hetim dhe kështu kanë ngritur aktakuzë?”, pyeti Rafui duke shtuar se bëhet fjalë për rast të montuar.

Avokati më tej foli edhe një pjesë të dëshmive të dëshmitarëve.

“Ata ishin romë dhe njerëz të ndershëm dhe dëshmuan se të akuzuarit nuk janë ata që janë parë në vendin e ngjarjes”, tha Raufi duke shtuar se organet e përndjekjes nuk arritën të zbulojnë dhe arrestojnë autorët e vërtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat