Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra”

Maqedonia

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra”

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Rasti “Montsra”

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt.

Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare.

Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat