Sot 101 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Sot 101 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 101 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Shkupi-39, Velesi-10, Resnja dhe Kumanova nga 9, Gostivari-6, Manastiri dhe Kërçova nga 5, Strumica-3, Prilepi, Shtipi, Kavadari, Sveti Nikolla dhe Negotina nga 2, Tetova, Kriva Pallanka, Probishtipi, Demir Hisari dhe Makedonski Brod nga 1.

Deri më tani janë bërë 468.845 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuarve me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 94.599, numri i pacientëve të shëruar është 83.735, numri i vdekjeve është 2.916, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.948.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat