Nikollovski: Shumica parlamentare është e qëndrueshme

Maqedonia

Nikollovski: Shumica parlamentare është e qëndrueshme

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Ljupço Nikollovski

Shumica parlamentare është e qëndrueshme, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, pasi dje lideri i opozitës Hristijan Mickovski kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.

“OBRM-PDUKM para së gjithash duhet të riorganizohet, transformohet, modernizohet, në mënyrë që të ketë një qasje pozitive te qytetarët, në mënyrë që të ketë kapacitete të koalicionit dhe që qytetarët të njohin diçka në to.

Tani për tani, ata nuk ofrojnë njerëz, as nuk ofrojnë një program, as nuk ofrojnë projekte, dhe ata janë një parti e mbërthyer në krim, akuza dhe që duan të ndalojnë vendin. Qytetarët qartë dërguan një mesazh”, thotë Nikollovski.

Ai shtoi se LSDM ka formuar koalicionin më të madh, i cili, siç tha ai, ka serbë, romë, boshnjakë, shqiptarë, maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat