504 gjoba për mosmbajtje të maskës në 24 orët e fundit

Maqedonia

504 gjoba për mosmbajtje të maskës në 24 orët e fundit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.2021) në gjithë territorin e vendit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 504 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Ndryshe, MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.727 testime kurse janë regjistruar 404 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 180, Ohër – 32, Kavadar – 19, Kumanovë – 16, Manastir, Strumicë dhe Strugë nga 15, Prilep – 11, Tetovë –

10, Veles – 9, Shtip – 8, Dibër dhe Resnjë nga 7, Koçanë, Gjevgjeli dhe Dellçevë nga 6, Gostivar – 5, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë, Radovish, Berovë, Probishti dhe Vallandovë nga 4, Krushevë – 2, Sveti Nikollë, Demir Hisar, Makedonski Brod, Kratovë, Makedonska Kamenicë dhe Dojran nga 1 rast

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat