Maqedoni: Javën e ardhshme temperaturat deri në -17 gradë

Maqedonia

Maqedoni: Javën e ardhshme temperaturat deri në -17 gradë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:22
Foto Ilustrim

Enti Hidrometeorologjik për ditët vazhdim paralajmëron një valë të të ftohtit me temperatura deri në -17 gradë Celsius dhe erë të përforcuar veriore.

Nesër temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -4 deri në -10 gradë, derisa ajo ditore prej -5 deri në 1 gradë Celsiusë.

Të dielën temperaturat do të ulen deri në -11 gradë derisa ajo e ditës nga -8 deri në 0 gradë.

Sipas sinoptikëve të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëtat, -17 deri në -8 gradë, derisa ato të ditës do të sillen prej -8 deri në 3 gradë Celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat