Të martën vendimi për rastin “Monstra”, Ajdari: Të akuzuarit duhet të lirohen

Maqedonia

Të martën vendimi për rastin “Monstra”, Ajdari: Të akuzuarit duhet të lirohen

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Rasti “Monstra”

Vendimin për “Monstrën” gjykata do ta shpallë më 23 Shkurt. Njëri nga familjarët e disa prej të akuzuarve, Bedri Ajdari tha se, nëse gjykata bazohet në prova, atëherë të akuzuarit duhet të lirohen, pasi ata nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.

“Nëse bëhet dallimi i qartë mes argumenteve dhe thashethemeve, atëherë presim që gjykata t’i lirojë të akuzuarit dhe do t’i shpallë të pafajshëm.

Por, të shohim si do të shkojë ngjarja ditën e martë”, tha mes tjerash Ajdari.

Prokuroria kërkon dënime të përjetshme për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq, të cilët janë në arrati, si dhe për Agim Ismailoviq, të gjithë të akuzuar për terrorizëm. Për Haki dhe Fejzi Azirin kërkon dënim maksimal me burg për ndihmë dhe përkrahje të terrorizmit, ndërsa për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave. Më parë, në gjykimin e para disa viteve, të gjithë u dënuan me burgim të përjetshëm. Por më vonë rasti u kthye në rigjykim pasi Gjykata Supreme rrëzoi vendimin, ndërsa rastin e mori Prokuroria Speciale Publike e cila tashmë është shuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat