Ja si e komenton Imami Nuhiu themelimin e Bashkësis Islame Selefiste

Maqedonia

Ja si e komenton Imami Nuhiu themelimin e Bashkësis Islame Selefiste

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Hoxhë Nuhiu

Dje, në një pres konferencë, Bashkësia e Fesë Islame në Maqedoninë e Veriut, ka kundërshtuar ashpër themelimin e një “Bashkësie” tjetër Islame Selefije e cila quhet “Dar el-Hadith. Sipas BFi-së, ky regjistrim është i dëmshëm për të gjithë besimtarët musliman, duke u munduar të krijojnë parelizma. Portali Nmk-post, ka kontaktuar hoxhën e xhamisë së “Gam-Gamit” në Tetovë Nuhi Ganija për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje. Hoxha Nuhiu deklaroi se nuk pajtohet aspak me këtë vendim të gjykatës që ka lejuar “krijimin e një BFI-je tjetër”.

Gjithashtu, Hoxhë Nuhiu këtë ngjarje e ka quajtur si tendencioze që kanë për qëllim ndarjen e muslimanëve. “Kuptohet se nuk pajtohem me këtë vendim të gjykatës, ngase kjo që ka ndodh në RMV me regjistrimin e një subjekti të ri fetar islam kur dihet boterisht se ekziston me shekuj BFI. Ky akt i papërgjegjëshem dhe tendencioz është i pa pranueshëm. Nuk ka ndodh në botë kjo që ka bërë gjykata pse jo shteti duke krijuar paralelizem.

Nëse kjo arsyetohet si liri e besimit ateher pse shteti mbylli kishen e Vranishkovski? Me shekuj komuniteti islam e në veçanti shqiptarët me përkatesi islame kanë predikuar islamin burimor te mbështetur në mesimet Kur’anore dhe ato profetike te Muhamedit a.s. Komuniteti musliman në vend nuk ka nevoje për agjenda e misionar dhe grupacione të paverifikuara nga qendrat botës islame. Kjo shoqëri e njeh shume mirë fenë dhe vlerat fetare”, ka deklaruar Hoxhë Nuhi Ganija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat