Filipçe: Do të sanksionohen ata që shkelin planin e vaksinimit

Maqedonia

Filipçe: Do të sanksionohen ata që shkelin planin e vaksinimit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, dënon ashpër abuzimin dhe shkeljen e përparësive të vaksinimit në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit.

Asnjë person i cili nuk është në grupin që aktualisht ka përparësi për vaksinim, që janë vetëm punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë në Qendrat Covid , ndërsa pacientët me Covid nuk duhet të vaksinohen.

Listat e vaksinimit janë dorëzuar nga ana e drejtorëve të secilit institucion shëndetësor.

Dhe të njëjtit do të rishikohen menjëherë nesër, ndërkaq ata që kanë kryer abuzime do të sanksionohen siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat