Sasho Mijallkov paraqitet në prokurori

Maqedonia

Sasho Mijallkov paraqitet në prokurori

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Sasho Mijallkov

Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori.

Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë.

Ai ka shtuar se ka qenë i sëmurë me temperaturë dhe prandaj nuk është paraqitur më herët.

Ai tha se është paraqitur vetë për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat