Kostadinov: Shumica parlamentare është stabile

Maqedonia

Kostadinov: Shumica parlamentare është stabile

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:35
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencën e sotme për shtyp komentoi iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për interpelancë të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.

Kostadinov pohon se shumica parlamentare është stabile, dhe se çfarëdo iniciative do të dështojë.

“Ne nuk mund ta shkurtojmë të drejtën procedurale të asnjë deputeti ose të grupeve parlamentare në suaza të Kuvendit.

Ne jemi këtu për t`u përgjigjur rreth situatës në shumicën parlamentare, që është absolutisht stabile”, pohoi Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat