Pritet ulja e temperaturave gjatë fundjavës në Maqedoni

Maqedonia

Pritet ulja e temperaturave gjatë fundjavës në Maqedoni

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës pritet ulja e temperaturave në Maqedoninë e Veriut.

Deri të shtunën do të kemi temperatura mbi mesataren, ndërsa nga e diela ato do të ulen me 6 deri në 8 gradë.

Nesër temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 20, ndërsa pasnesër nga 15 deri në 20 gradë celsius, ndërsa të shtunën nga 15 deri në 23 gradë.

Të dielën do të ulen temperaturat dhe do të lëvizin prej 8 deri në 16 gradë celsius, ndërsa të hënën nga 7 deri në 13 gradë celsius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat