Xhaferi:17 tetori data e fundit për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Xhaferi:17 tetori data e fundit për zgjedhjet lokale

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Talat Xhaferi

Në takimin joformal ër gazetarë, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka njoftuar se zgjedhjet lokale në vend mund të mbahen më së voni deri më 17 tetor.

Përveç 17-tetorit, Xhaferi si datë të mundshme kur mund të mbahen zgjedhjet lokale, i ka shfaqur edhe 3 dhe 10 tetor.

Në bazë të kësaj, kryeparlamentari Xhaferi duhet t’i shpallë zgjedhjet gjatë muajit korrik, ose më së voni deri më 1 gusht.

Duke folur për mundësinë që bashkërisht të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale, Xhaferi ka deklaruar se duhet të merret parasysh se si do të definohen afatet për Qeverinë teknike, për fushatën dhe kontrollin e listës zgjedhore.

Ka folur edhe për shumicën në parlament. Ka bërë thirrje që deputetët duhet të kryejnë punën me profesionalizëm, pasi janë zgjedhur nga qytetarët dhe marrin pagë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat