Mbi 100 mijë të infektuar dhe mbi 3 mijë të vdekur

Maqedonia

Mbi 100 mijë të infektuar dhe mbi 3 mijë të vdekur

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 10:50
Ilustrim

Që nga rasti i parë me COVID-19 më 26 shkurt 2020 në Maqedoni janë diagnostifikuar 101.762 pacientë, ku prej tyre 90.895 janë shëruar dhe 3.119 pacientë kanë humbur jetën. Gjatë kësaj periudhe janë bërë 516.169 testime.

Ashtu si në rajon, gjendja kritike ishte gjatë vjeshtës gjatë valës së ditë ku krahas numrave të larta në ditë, kishte edhe raste të mëdha të vdekjes me mbi 40 vdekje në ditë. Gjatë pranverës së kaluar kishte krizë për respiratorë, ndërsa tani sfida kryesore është vaksinat dhe mënyrat dhe përpjekjet për blerje.

Nga tre mekanizmat e paralajmëruara në Maqedoni, deri tani kanë arritur vetëm vaksinat e “Pfizer” të dhuruara nga Serbia e që u jepen personelit mjekësor. Po ashtu priten të arrijnë edhe vaksinat “Sinofarm” nga Kina. Maqedoni nënshkroi marrëveshje për blerjen e vaksinave ruse “Sputnik B”.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit te të diagnostifikuarit e rinj, gati 70% e rasteve të reja janë me llojin britanez të virusit. Më së shumti ka në Kavadar, Prilep dhe Ohër, ndërsa Shkupi mbetet me numrin më të lartë me raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat