Protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 8 persona

Maqedonia

Protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 8 persona

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar 8 persona për protestat e dhunshme që filluan për rastin “Monstra”.

Mediat maqedonase shkruajnë se Prokuroria ka paralajmëruar të tjera arrestime të personave që morën pjesë në protestat, ku pati përplasje të forta me policinë.

“Deri tani janë arrestuar tetë protestues, ndërsa Prokurori Publik do t’u parashtrojë kallëzim penale për ‘pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’, e dënueshme sipas nenit 385 të Kodit Penal.

Shkupi ndërmerr masa dhe aktivitete për identifikimin e personave të tjerë që morën pjesën në prishjen e rendit dhe qetësisë publike,” thuhet në njoftim.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme kanë zhvilluar protestat për shkak të dënimeve në rastin “Monstra”.

Vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës ndodhi më 12 prill të vitit 2012 dhe njihet si rasti “Monstra”, Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski fillimisht u akuzuan 6 shqiptarë.

Ditë më parë Gjykata Penale, në rigjykimin e rastit, vendosi dënimet për vrasjen e pesëfishtë që ka ndodhur më 12 prill 2012. Gjykata dënoi Alil Demirin, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat