Kuvend, këtë javë pritet seancë plenare

Maqedonia

Kuvend, këtë javë pritet seancë plenare

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Gjatë kësaj jave, në Kuvend pritet të fillojë vazhdimi I ndonjë séance plenare. Kjo është dakorduar në takimin e rregullt koordinativ të së Hënës, mes grupeve parlamentare dhe Kryeparlamentarit Talat Xhaferi. BDI-në e ka përfaqësuar zv/Koordinatori I Grupit Parlamentar Arbër Ademi, I cili ka theksuar se nuk është vënë në pikëpyetje stabiliteti I grupit dhe shumicës parlamentare.

ARBËR ADEMI – BDI

“Se BDI-ja ka grupin e saj parlamentar një, të pandarë dhe unik në veprim dhe qëndrime dhe ashtu sic kemi vepruar deri më tani do të veprojmë edhe ditëve në vijim”

Edhe Socialdemokratët thonë se kanë informacione se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së BDI-së janë tejkaluar të gjitha cështjet e hapura dhe ditëve në vijim pritet të funksionojë parlamenti.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Në partitë demokratike kemi dallime. Kemi edhe tek ne ashtu sic u paraqit tek BDI-ja, dhe më vjen mirë që janë zgjidhur këto probleme dhe e di se do të funksionojmë me kapacitet të plotë, sic është bërë koalicioni prej 62 deputetëve”

Por, VMRO-DPMNE-ja thotë se shumica parlamentare nuk është funksionale dhe se nuk kanë qëllim të sigurojnë kuorumin për të gjitha ligjet e propozuara.

TIMÇO MUCUNSKI – VMRO – DPMNE

“Problemi nuk është tek opozita, por tashmë një periudhë të gjatë ky problem është tek shumica që nuk mund të sigurojë kuorum për ligjet më të rëndësishme. Kjo përbërje parlamentare po bëhet jofunksionale dhe është koha të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare”

Krahas seancës për pyetje të deputetëve, Kuvendi nuk ka mbajtur seancë plenare tashmë një muaj. Mosprezencën e shumicës prej 62 deoputetëve e kishte pranuar javën e kaluar edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë brifingut me gazetare. Ai paralajmëroi se do të ketë epilog për mungesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat