Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe me erë në drejtim të veriut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 12 deri në 18 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të bien nën zero, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten. Nga dita e premte pritet mot me vranësira, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë kushte edhe për reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat