Maqedoni: Karantinë e detyrueshme për të gjithë personat që vijnë nga vendet afrikane

Maqedonia

Maqedoni: Karantinë e detyrueshme për të gjithë personat që vijnë nga vendet afrikane

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se Komisioni për Sëmundje Infektive, do të propozojë karantinë të detyrueshme prej 14 ditëve, për personat që vijnë nga të gjitha vendet afrikane.

“Deri në këtë moment në vend nuk është hasur prania e llojit jugafrikan të virusit. Gjatë ditës së nesërme, ASHAM do të bëjë analiza të mostrave të dy pacientëve pozitiv me COVID-19, të cilët janë kthyer nga një udhëtim nga Zanzibar. Pacientët janë hospitalizuar menjëherë, pasi u janë paraqitur simptomat e para të Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Më tej shtojnë se nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë rekomandime për masa të reja, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

“Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore, si mbajtja e maskës, higjienës dhe distancës fizike”, thonë nga MSh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat