Maqedoni: Propozohen dasma pa muzikë tallava

Maqedonia

Maqedoni: Propozohen dasma pa muzikë tallava

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Të mos ketë valle, por vetëm “tanc” për çiftin e ri në fillim të dasmave, numër të kufizuar të mysafirëve, kamarierë me maska dhe orar pune deri në ora 21.

Këto janë pjesë e protokollit për punë të përgatitur nga përfaqësuesit e restoranteve për dasma në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesit e restoranteve për dasma, kërkojnë që Komisioni për sëmundje infektive t’i përkrahë kërkesat e tyre dhe të lejohen ahengjet familjare.

Megjithatë, muzikantët nuk janë të kënaqur nga propozimi, sepse edhe ata kërkojnë leje për muzikë live, që e kanë burim themelor të ekzistencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat