Vazhdon hetimi për arratisjen dhe paraqitjen e Mijalkovit

Maqedonia

Vazhdon hetimi për arratisjen dhe paraqitjen e Mijalkovit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:03
Sasho Mijalkovi

Pothuajse dy javë pas arratisjes dhe kthimit spektakolar të Sasho Mijalkovit, policia dhe prokuroria ende janë duke mbledhur prova për atë çfarë ndodhi. Deri më tani, nuk kanë të dhëna nëse ka pasur ndihmës, kush e ka ndihmuar, por edhe kush eventualisht i ka dhënë informacion Mijalkovit se prokuroria kërkon arrest shtëpiak. Hetimi duhet të jep përgjigje nëse ish-drejtori i policisë sekrete ka pasur spiun në prokurori, gjykatë apo polici.

Hetimi është duke u zhvilluar në kuadër të prokurorisë publike. Të gjitha aktivitetet që ne jemi të obliguar t’i kryejmë, për prova e kështu me radhë, ne i marrim dhe i paraqesim në prokurori. Pra, kur do të ketë mundësi ligjore për t’u ndarë këto detaje me publikun, sigurisht që këtë do ta bëjmë – u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Pyetëm në prokurori – cilat janë rezultatet fillestare të hetimit dy-javor dhe nëse Sasho Mijallovi është thirrur për të dhënë deklaratë nëse është arratisur apo ka qenë i sëmurë me temperaturë të lartë?

Veprimet po ndërmerren intensivisht dhe janë lëshuar disa urdhra në mënyrë që të sigurohen prova për vepër të mundshme penale. Por, për të mos dëmtuar procedurën, Prokuroria nuk është në gjendje të ndajë më shumë detaje derisa të marrë të dhëna konkrete nga kontrollet e bëra – njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Ndërsa Ministria e Brendshme dhe Prokuroria hetojnë, tre organizata të shoqërisë civile kërkojnë përcaktimin e menjëhershëm të përgjegjësisë për rastin e arratisjes së Sasho Mijalkov. Komiteti i Helsinkit, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Fondacioni “Shoqëri e hapur” vërejnë përgjegjësi dhe joefikasitet te institucionet që duhej ta parandalonin arratisjen. Sasho Mijalkovi tashmë është në paraburgim shtatë prej shtat ditor pasi u dënua me 12 vjet burg për përgjimin e paligjshëm disa vjeçar. Ndërkohë, ai pret aktgjykim edhe për rastin “Thesari” për blerjen e pajisjeve të përgjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat