Dënimi i Mijallkovit do të ulet nga 12 në 9 vjet

Maqedonia

Dënimi i Mijallkovit do të ulet nga 12 në 9 vjet

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:40
Sasho Mijalkov

Në vend të 12, ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, do të ketë dënim për vetëm 9 vjet.

“TV 24” shkruan se akti i “marrjes së një shpërblimi për ndikim të paligjshëm”, i cili i referohet shkatërrimit të pajisjeve të përgjimit, skadon më 28 mars.

Gjegjësisht, gjashtë vjet më parë në këtë datë, u ndërmor veprimi i fundit në këtë rast, që do të thotë se që njëzet ditë është vjetërsuar rasti.

Vendimi për përgjimin e paligjshëm u lexua publikisht, por në këtë periudhë është duke u shkruar dhe kjo vepër do të përfshihet në të, tha gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq për “TV 24”.

“Vendimi me shkrim do të jetë ashtu siç u njoftua, me të tre pjesët, pavarësisht nëse ndonjë është i vjetërsuar ose jo, Apeli do të përfundojë nëse ka ndonjë apelim”, tha Tufegxhiq.

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” ka dy vepra për të cilat ai u dënua, së pari se ai krijoi një shoqatë kriminale për të përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe se ai abuzoi me pozicionin e tij si shef i policisë sekrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat