Maqedonia sot pritet të pranojë vaksinat ruse kundër Covid-19

Maqedonia

Maqedonia sot pritet të pranojë vaksinat ruse kundër Covid-19

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:10
Ilustrim

Sot në Shkup pritet të arrij edhe një pako vaksinash. Ndonëse të shumëpriturat vaksinat amerikane dhe kineze ende mbeten larg, ato që më së paku u promovuan nga autoritetet shëndetësore, 3 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V, sot nga Moska do të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Këtë e paralajmëroi, Ministri Venko Filipçe, duke potencuar se ky do të jetë kontingjenti i parë nga 200 mijë dozat në total të vaksinës ruse Sputnik V, që ka kushte më të lehta të mirëmbajtjes, në frigoriferë në temperaturë nga 2 deri 8 gradë.

“Ne i kemi marr të gjitha dokumentet e nevojshme nga kompania ruse që të përgatitet procedura administrative në Agjencinë e barnave që nënkupton leja importit dhe gjatë vikendit leja të zbatohet. Besojmë që vaksinimi do të filloj të mërkurën, kurse nesër do të arrijnë vaksinat në ora 14:00”, pohoi gjatë ditës së djeshme  Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në letër, 2,2 milion doza vaksinash janë porositur sipas Planit nacional për imunizim. Por, aktualisht kemi 8,190 doza Pfizer dhe 3 mijë të tjerat që sipas Filipçes do të arrijnë sot me postë të shpejtë. Sipas paralajmërimeve, përmes platformës Covax do të arrijë edhe kontingjenti pari i vaksinave Astra&Zeneca, në mars.

Por, blerja direkte e vaksinave Pfizer nuk ka epilog, ndonëse gjatë këtij muaji pritet të vijnë pak më shumë se 20 mijë doza, nga 800 mijë të porositurat. Kina pas kthimit të avansit për 200 mijë vaksinat “Sinofarm” nuk ka shenja të reja, edhe pse gjatë muajit shkurt priteshin të vijë e gjithë sasia e porositur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat