Strugë dhe Ohër, reagime për faturat e reja

Maqedonia

Strugë dhe Ohër, reagime për faturat e reja

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Nga ky vit për qytetarët e Strugës dhe të Ohrit do të ketë fatura të reja. Në adresë të tyre kanë filluar të vijnë faturat nga ndërmarrja e posa themeluar publike shtetërore “Kolektor”. Ai u dërgon atyre fatura për kullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Këto fatura deri tani janë paguar me faturën e ujit, por qytetarët tani reagojnë se shuma është dy herë më e lartë se më parë.

“Është ngarkesë për të gjithë qytetarët e Ohrit. Të në mënyrë plotësuese diçka që deri më tani e kemi paguar, nuk është në rregull.”

 “Kemi shumë fatura ndërsa pensionet janë të vogla. Është e lartë krahasuar me faturat e tjera, e lartë”.

 “Nëse nuk paguajmë, do të kemi kamatëvonesë dhe gjëra të tjera. Shpenzimet janë të mëdha krahasuar me situatën dhe pagat që i marrim.”

Nëse në vitin 2017 amvisëritë paguanin nga 10.2 denarë për kolektor për çdo metër kub ujë të konsumuar, në vitin 2018 kostoja u rrit në 16.7, dhe tani në faturat e reja kjo shifër është 21.4 denarë për metër kub ujë. Por nga Ndërmarrja Publike “Kolektor” thonë se – faturat nuk janë të larta.

“Çmimi nëse e marrim në përgjithësi është me një ndryshim prej 10 metra kub, 40 denarë … Nuk është tarifë e re sepse kjo tarifë ekzistonte edhe në llogaritë e ndërmarrjeve të ujësjellësit”, tha Vlladimir Aleksieski-drejtor i NP “Kolektor”.

Megjithatë, edhe banorëve të Radozhdës ku ende nuk ka sistem kolektor, kanë filluar t’u arrijnë faturat e tilla.

“Bëj apel për të gjithë banorët e Radozhdës, për të gjithë ata që marrin fatura të tilla, rekomandojmë që të mos paguhen sepse nuk jemi përdorues të një shërbimi të tillë …”, pohoi Svetlanka Slavkoska, bashkësia lokale e Radozhdës.

Përndryshe, sistemi kolektor përreth Liqenit të Ohrit nuk është plotësisht funksional. Shumë rajone nuk janë ende të lidhura me të, si në pjesën e Ohrit ashtu edhe në Strugë, por faturat për të do të mbërrijnë rregullisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat