Propozohet orë policore, ja kur merr vendim Qeveria

Maqedonia

Propozohet orë policore, ja kur merr vendim Qeveria

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sot ka propozuar vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, në territorin e gjithë shtetit.

Komisioni më tej do të vendosë se nga cila ditë do të vendosë ora policore dhe deri kur do të zgjatë.

Propozimi i ministrit vjen pasi javëve të fundit është rritur numri i të infektuarve përshkak mbledhimeve, dhe mos respektimi i masave për maska mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos grupimit.

Analizat e Komisionit kanë konfirmuar mos respektimi i masave, ka sjellë deri tek rritja e numrit të të infektuarve, por edhe të hospitalizuarve, e për këtë shkak, komisioni konsideron se masat më rigoroze do të kenë efekt.

Qeveria në seancën e nesërme do të duhet të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat