Presidenti Pendarovski mbështet planin për luftë kundër korrupsionit

Maqedonia

Presidenti Pendarovski mbështet planin për luftë kundër korrupsionit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:31
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti zëvendëskryeministrin të obliguar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski, i cili e informoi për masat e miratuara nga Plani i miratuar për luftë kundër korrupsionit.

Siç kumtuan nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski e përshëndeti sistemin e masave dhe shfaqi pritje se ato do të mundësojnë parandalim efektiv dhe luftë kundër korrupsionit.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme në procesin e integrimit evropian, në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për fitimin e besimit të qytetarëve në institucione. Për të arritur rezultate në këtë proces, transparenca e plotë, zgjidhjet e duhura ligjore dhe sanksionet, dhe kontributi nga të gjitha institucionet janë të nevojshme”, theksoi presidenti Pendarovski.

Në atë drejtim, siç u theksua, presidenti Pendarovski theksoi se është i gatshëm të mbështesë në mënyrë adekuate masat e Planit të ri kundër korrupsionit.

Paralelisht me ndryshimet themelore institucionale, sipas presidentit Pendarovski, një segment i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit është ngritja e vetëdijes publike dhe inkurajimi i qytetarëve për të paraqitur raste të korrupsionit, qëndron në kumtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat